Transmetuar më 22-05-2014, 16:38

Vlorë, 22 maj 2014,NOA.al- Policia e Vlorës ka asgjësuar ditën e sotme një sasi prej 965 rrënjë të bimëve narkotike të llojit kanabis sativa.

Nga policia e qytetit bregdetar bëhet e ditur se  në fshatin Treblovë në zonën Jug Perëndimore të tij dhe konkretisht në vendin e quajtur “Përroi i Veizajve” janë zbuluar 12 parcela të kultivuara me lëndë narkotike “Cannbis sativa” me 965 rrënjë bime narkoitke të kultivuara me gjatësi deri në 60 cm.

Parcelat më lëndë nakrotike ndodheshin mbi shtratin e përroit në një zonë me bimësi të egër, e cila është pronë publike

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se sipërfaqet ku ishte mbjellë lënda narkotike janë pronë publike.

Vetëm gjatë 3 ditëve të fundit nga Policia e Vlorës janë asgjësuar rreth 3 mijë rrënjë bimë narkotike “Cannabis sativa”. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit