
Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, prezenca e një qendre me presion të lartë atmosferik mbi Shqipëri do të ndikojë mot të kthjellët në të gjithë territorin e vendit.
Pjesa e dytë e ditës do të mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në bregdet dhe zonën e ulët ndërsa zonat malore përgjatë kufirit lindor do të kenë vranësira dhe shira të dobët e afat- shkurtër. Të njëjtat kushte meteorologjike do të vijojnë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje vetëm në vlerat maksimale të ditës. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 27 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, për pasojë edhe dallgëzimi do të jetë i ulët.
Europa
Nesër, Europa veriperëndimore dhe ajo jugperëndimore do të dominohen nga vranësira dhe shira. Gjithashtu vranësirat dhe shirat do të jenë të pranishme edhe në Europën Qendore si edhe gadishullin skandinav.
Për sa i përket pjesës tjetër të Europës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





