Transmetuar më 22-05-2014, 12:21




Conchita Wurst pasi triumfoi në Eurovision Song Contest me këngën "Rise like a Phoenix", vijon të shkaktojë polemika lidhur me suksesin dhe jetën e saj.
Së fundmi Conchita ka prezantuar të fejuarin e saj francez Jacques Patriaque, ndërsa mediat shkruajnë se çifti po mendon edhe për martesë.
Mediat ndërkombëtare kanë publikuar fotografi të çiftit të pazakontë, ku të dy duken të lumtur.
Këngëtarja transeksuale 25 vjeçare Conchita Wurst, njihet ndryshe edhe si Tom Neuwirth i cili është edhe emri i vërtetë, për shkak se ka lindur mashkull./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





