Transmetuar më 22-05-2014, 11:48

Tiranë, 22 maj 2014, NOA.al- Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 36 vjeçar, ndërsa ka nisur procedimi penal ndaj babait të tij.

I arrestuari është Dritan Agushi 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, ndërsa procedimi penal në gjendje të lirë nisi ndaj 57 vjeçarit Agush Agushi, pasi gjatë kontrollit në një magazinë në pronësi të tyre, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjari automatike, një sasi e konsiderushme fishekësh, një jelek antiplumbi, tre triko me mbishkrimin policia maqedonase, disa triko uniformë ushtarake kamuflazhi, si dhe në mjetin e tij tip “Volvo”, me targa AA 384 EE, sirena policie, të cilat u sekueustruan në cilësinë e provës materiale.

Në ngarkim të dy familjarëve Agushi, materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veorime të mëtejshme, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar origjinën e këtyre armëve si dhe arsyet e posedimit të tyre./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit