
Fier, 22 maj 2014, NOA.al- Policia e Ballshit ka vënë në pranga një 27 vjeçar nga Patosi, i akuzuar për kundërshtimin dhe aksidentimin e një punonjësi policie.
Arrestimi i tij u bë pasi në në rrugën nacionale Ballsh-Fier, pranë godinës së bashkisë Ballsh, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë dhe e ka penguar atë në kryerjen e detyrës duke mos i dorëzuar dokumentet e mjetit dhe duke lëvizur mjetin ka përplasur një punonjës policie.
Fioralbi Resulaj, me banim në në Patos Fshat, Fier, u vu në prangat e policisë menjëherë pas kësaj ngjarje, ndërsa në cilësinë e provës materiale u skuestrua automjeti tip “Toyota” sportive, me targa angleze X757PGO dhe dokumentacioni përkatës.
Materialet në ngarkim të Resulaj i kaluan Prokurorisë së Fierirt, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





