Transmetuar më 22-05-2014, 10:44

Shkup, 22 maj – Në Shkup mbrëmë ka ndodhur një vrasje dhe vetëflijim, ku bashkëshorti ka vrarë fillimisht gruan e tij dhe më pas është vetëvrarë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Lisice e Re në Shkup. Burri 42 vjeçar Goran S., ka vrarë bashkëshorten e tij Adrijana.S, 38 vjeçe, para hyrjes së pallatit ku banonin dhe më pas është vetëvrarë.

Kësaj tragjedie i ka paraprirë një zënkë. Bashkëshorti kishte rrahur gruan e tij, derisa më pas e vrau me një plumb në kokë. Pas kësaj edhe ai është vetëvrarë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet të publikohen shkaqet e kësaj tragjedie. Jozyrtarisht mësohet se çifti maqedonas ishte në krizë për motive xhelozie dhe tradhti bashkëshortore.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit