Transmetuar më 22-05-2014, 08:36

Përmet, 22 maj 2014, NOA.al- Policia e Përmetit ka vënë në pranga një 50 vjeçar, nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti i thanë agjencisë Noa.al, se u bë arrestimi në flagrancë i 50 vjeçarit Artan Hoxhaj, i cili dyshohet se bashkë me nipin e tij 28 vjeçar J.Hoxha, pas një sherri për motive të dobëta, kanë plagosur me thikë dhe sende të forta mbrëmjen e kaluar, Edmond Manushin.

I dëmtuari u dërgua me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në kryeqytet, për shkak të gjendjes së rëndë.

Aktualisht vijon puna për kapjen e 28 vjeçarit Hoxha, si dhe për zbardhjen e hetimeve mbi këtë rast./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit