Transmetuar më 21-05-2014, 22:58

Një 35-vjeçar hyri në sheshin e një shkolle në Marcheng në Kinë, ku zakonisht fëmijët zbaviten dhe i ka sulmuar të vegjlit e një klase të parë dhe të dytë fillore me një hanxhar.

Imazhet tronditëse janë filmuar nga telekamerat e vendosura në institucionin shkollor.

Burri, Chen Zuihang është identifikuar menjëherë dhe arrestuar më pas. Ndërsa tetë fëmijë janë shtruar në spital për plagë të marra në trup.

Motivi i sulmit mbetet akoma një mister. Në Kinë, për fat të keq, nuk janë të pazakontë dhe të shpeshtë personat mendërisht të paqëndrueshëm dhe duke qenë të zemëruar me shoqërinë, bëjnë agresione të tilla.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit