



Një burrë në Nju Jork i cili është kafshuar në dorë nga një qen kërkon nga qyteti atë që mendohet se është dëmshpërblimi më i madh në histori.
Anton Purisima, 62 vjeç, ka ngritur një padi ndaj qytetit ku kërkon plot 2,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000 dollarë. Shifra e jashtëzakonshme (dhe e panjohur) që kërkohet nga zotëria, është më e lartë se shuma e parave në të gjithë planetin. Bëhet fjalë për një shifër me 36 zero. Deri sot, pas milionit dhe bilionit (miliardit), njihet trilioni, por shifra me 36 zero nuk llogaritet.
Padia prej 22 faqesh e shkruar me dorë nga vetë Purisima i është paraqitur Gjykatës Federale të Manhatanit në datën 11 prill.
Ai pretendon se nga kafshimi i qenit në një autobus ka marrë infeksion në një nga gishtat e dorës dhe se një çift kinez i ka bërë “foto të paautorizuara” atij gjatë incidentit. Për këtë arsye 62-vjeçari ka paditur edhe çiftin në fjalë.
Që nga viti 2010 ky person ka ngritur padi të çuditshme ndaj shumë bankave si Wells Fargo, JP Morgan dhe gjithashtu ndaj shteteve të mëdha si Kina.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





