Transmetuar më 21-05-2014, 17:35

Francë, 21 maj 2014, NOA.al- Ministri i Drejtësisë Nasip Naço është takuar sot me  presidentin e gjykatës së kasacionit, Vincent Lamanda, i cili vlerësoi hapat e ndërmarra deri tani nga qeveria shqiptare dhe shprehu gatishmërinë për asistencë në fushat me interes për Shqipërinë

“Dixhitalizimi i sistemit gjyqësor ka rëndësi për efiçencën e tij”, u shpreh Naço duke shtuar se do të përfitohet nga përvoja franceze në reformimin e sistemit gjyqësor. Gjatë qëndrimit në francë Naço u prit edhe nga drejtori për europën kontinentale, Eric Fournier.

Gjatë bisedës me zyrtarin francez Naço vlerësoi se reformimi i sistemit nuk është vetëm çështje e maxhorancës duke theksuar si të rëndësishme pjesëmarrjen e opozitës në të. Naço garantoi bashkëpunim në luftën kundër trafikut dhe krimit të organizuar. /a.s/noa.al/

 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit