
Kakavijë, 21 maj 2014, NOA.al- Një operacion i policisë kufitare të Kakavijës i koduar “Argjinatura” ka bërë të mundur kapjen e 33 klandestinëve nga Siria, të cilët kishin si destinacion Malin e Zi.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative nga policia se disa klandestinë kishin hyrë në territorin shqiptar nga kufiri jeshil me Greqinë, duke lëvizur në argjinaturën e lumit Drino, përballë fshatit Drino, nisi operacioni për bllokimin e tyre.
Në mesin e të ndaluarve ishin edhe një femër dhe një fëmijë, të cilët u shoqëruan në polici. Aktualisht vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe identifikimin e personave që i kanë ndihmuar për të hyrë në territorin shqiptar./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





