
Një burrë vrau duke qëlluar me grushta dhe sende të forta djalin e tij 11 vjeçar, pasi kishte kopjuar gjatë një provimi në shkollë.
Ngjarja e rëndë u shënua në qytetin e Hangzhou, në Kinë, dhe vjen pas një sërë denoncimesh për keqtrajtime ndaj të rinjve kinezë. Ishte vetë babai ai që e dërgoi djalin në spital, kur kuptoi se i mituri nuk po merrte frymë.
Nga ana e mjekëve u konstatuan dëmtime të shumta në shpinën dhe qafën e 11 vjeçarit, duke e shtruar menjëherë.
Por vogëlushi gjeti vdekjen mëngjesin pasues, pavarësisht çdo ndihme të dhënë. Qindra persona në Kinë prej muajsh kanë nisur apelet online, kundër keqtrajtimeve të fëmijëve, duke shmangur ndëshkimin fizik si metodë edukimi./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





