Transmetuar më 21-05-2014, 10:56

Tiranë, 21 maj 2014, NOA.al- Policia e Tiranës ka vënë në pranga 28 vjeçarin Orgest Vasku, lindur në Librazhd dhe me banim në Tiranë.

I sipërpërmenduri ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria në maj të vitit 2012, ka lëshuar ndaj tij urdhërin e ndalimit, për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe të mbetur në tentativë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Orgest Vasku, është i implikuar në tentativën e trafikimit të një sasie prej 21 kilogramë lënde narkotike.

Trafikimi i lëndës narkotike e llojit kanabis sativa ishte planifikuar në drejtim të Maqedonisë, vepër për të cilën 28 vjeçari ishte shpallur në kërkim./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit