
Sarandë, 21 maj 2014, NOA.al- Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike u sekuestrua nga policia e Sarandës në një mjet të braktisur.
Gjatë kontrollit të aksit rrugor Shijan- Stjar është arritur të kapet dhe sekeustrohet një automjet tip Mercedes-Benz 240 i cili është larguar menjëherë sapo ka konstatuar shërbimet e policisë.
Nga ndjekja e menjëhershme e efektivëve të policisë është bërë e mundur kapja e automjetit i cili ishte braktisur nga drejtuesi, i cili duke përfituar nga errësira ishte larguar.
Nga kontrolli i kryer në mjeti u gjet një çantë brenda së cilës u gjetën dhe sekuestruan 26.3 kilogramë lëndë narkotike e llojit e kanabis sativa.
Nga ana e uniformave blu kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





