
Ditët e fundit po flitet shume rreth nxjerrjes në treg të produktit më të ri të kompanisë Apple që është iPhone 6. Nxjerrja në treg e iPhone 6 do të bëhet në shtator të këtij viti. Pritet që iPhone 6 do të ketë shumë ndryshime në krahasim me iPhone-t e mëparshëm.
Mediat e specializuara të hi-tech raportojnë se nuk do të ketë një model standard të iPhone 6, por do të ketë disa modele të cilat do të ndryshojnë nga njëri-tjetri nga madhësia e ekranit, i cili mund të variojë nga 4.7 inç deri në 5.5 inç.
Gjithashtu raportohet se trashësia e iPhone 6 do të jetë jo më shumë se 6 mm, që do ta bënte iPhone celularin më të holle në treg.
Parametrat e pritshme të iPhone 6:
-Rreth rezolucionit ekzistojnë dy mundësi kryesore që janë përmasat: 1920×1080 ose 1704×960.
-Sensori që është përgjegjës për dallimin e shenjave të gishtave mendohet që do të jetë i njëjtë pasi është shumë herë më i përparuar se ai i telefonave të tjerë celularë.
-Procesori aktual i iPhone 5S është A7 dhe mendohet që ky procesor do të përmirësohet në A8 që do të jetë rreth 1.5Ghz.
-Ndryshime do të ketë edhe kamera e iPhone 6. Kamera e re do të ketë ndryshime tërësore në cilësi, por kjo nuk do të thotë medoemos se ajo do të jetë më shumë se 10 Megapixel.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





