
Kompania gjermane Hamann që merret me modifikimin e veturave kryesisht sportive, këto ditë ka prezantuar gjeneratën e tretë të BMW X5, me të cilën vërtetë ka bërë një punë të shkëlqyer
Në paketën e ndryshimeve, kësaj veture i janë ndryshuar mbrojtësit, anësorë, dritat LED dhe ato të mjegullës si dhe ftohtësi gjigant i motorit.
Por nuk mund të mos vërehen as ngjyra unike dhe karroceria e punuar nga fibër karboni. Ndërkaq enterieri ka pësuar ndryshime më drastike, duke filluar nga pedalet e gazit dhe frenit e deri të dyshemeja e punuar nga mati. Fuqia motorike është rritur dukshëm në sajë të sistemit ECU që është huazuar nga M50.
Ajo tani posedon motor me 450 kuaj fuqi që i mundëson të zhvilloj shpejtësi marramendëse, derisa besohet që nga 0-100 km/h nuk e ka fare problem ta arrij për vetëm 4 sekonda.
Por në Hamann kanë bërë të ditur se projekti nuk është përfunduar në tërësi, pasi aty priten të realizohen edhe disa ndryshime tjera si në shasi, ashtu dhe në motor.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





