Transmetuar më 20-05-2014, 23:59

Të bësh një foto ose të regjistrosh një video, deri tani janë dashur disa veprime për t’i realizuar, qoftë në kamerën kryesore apo atë ballore.

Por tani, çdo gjë bëhet vërtet shumë e thjeshtë.

Me një aplikacion të ri, kamerën mund ta komandoni edhe vetëm duke përdorur një audio personale. Ju mund të bëni foto apo regjistroni video, me anë të fishkëllimës.

Për këtë, instaloni aplikacionin Whistle Camera. Me anë të tij është më e lehtë të bëjmë foto pa pasur nevojë të prekim ekranin ose butonat e tjera.

Aplikacioni Whistle Camera bën të mundur të përdorni dy kamerat në telefonin tuaj, të bëni selfie dhe foto tjera me fishkëllimë.

Video e mëposhtme ju tregon edhe më shumë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit