
Bruklin Bekham, djali i futbollistit dhe i bukuroshes Viktoria, ka vendosur të shkojë kundër rrymës në krahasim me stereotipet e zakonshme, që i duan fëmijët e “Vip”-ave të llastuar dhe që nuk bëjnë asgjë.
Në të vërtetë, djaloshi Bruklin, pavarësisht nga mundësia për të qenë përjetë i papunë, për shkak të pasurisë së vënë nga mamaja dhe babai, ka kërkuar dhe gjetur, vetëm 15 vjeç një punë për të zhvilluar në fundjavë si kamerier në një bar të Londrës.
Duket se ata që e kanë nxitur janë prindërit e tij, që shpesh e kanë theksuar se është shumë e rëndësishme që fëmijët të përkushtohen në punë për të kuptuar rëndësinë e parave.
Bekhami i vogël, i cili ka gati një të ardhme si model, do ta mbajë vetë rrogën e tij dhe ndërkohë ka fituar pak respekt në botë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





