Transmetuar më 20-05-2014, 21:24

Ndjekja e një stili jete të shëndetshëm, sidomos pas moshës 30 vjeçare kthehet në domosdoshmëri. Bashkëngjitur sjellim tetë veprime të shëndetshme që çdo femër duhet të bëjë pas moshës 30 vjeçare.

Gjeni një aleat që ju pëlqen– Sporti përmirëson humorin, gjumin si dhe ndihmon për të qëndruar në formë. Praktikoni aktivitete si joga, zumba, palestër apo çfarëdo aktiviteti fizik që t’iu kënaqë, pasi do të ndiheni më mirë.

Pini shumë ujë– Pirja e dy litrave ujë në ditë ndihmon në dobësim, pasi hidraton trupin dhe përmirëson humorin.

Lini duhanin– Duhani shton seriozisht probabilitetin për tu sëmurur nga tumori në mushkëri, dëmton qelizat cerebrale, zverdh dhëmbët dhe plak lëkurën më shpejt nga procesi normal.

Evitoni jetën sedentare– Një sërë studimesh kanë treguar se sa më shumë të rrihet ulur, aq më shumë shtohet rreziku i obezitetit, sëmundjeve kardiake dhe diabetit.

Pini alkool në mënyrë të moderuar– Mjekët rekomandojnë se nuk duhen pirë më shumë se shtatë gota në javë, ose më shumë se dy në të njëtën ditë. Kjo pasi alkooli shkakton probleme në shëndet, si infarkti apo disa lloj tumoresh, si dhe lëshon lëkurën.

Duaj trupin tënd– E vërteta është se trupi ynë bënë një sërë gjërash për ne, dhe ne vijojmë të jemi të pakënaqur. Ndonëse mund të mos jesh e kënaqur me çdo element të tij, mëso që ta vlerësosh dhe do jesh më e lumtur.

Takohu me shoqet– Rezervo një ditë në javë për shoqet e tua. Jo vetëm do të ndihmojë për të luftuar stresin, por edhe për të mbajtur raporte të konsoliduara.

Bëj kontrolle periodike– Shëndeti ka një rëndësi primare, ndaj nuk duhen lënë pas dore kontrollet periodike. Në mesin e tyre është mamografia, pap test, por edhe gjinekologu dhe dentisti./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit