Transmetuar më 20-05-2014, 20:39

Fier, 20 maj 2014, NOA.al- Policia e Fierit bëri të mundur arrestimin e një 33 vjeçari nga fshati Lapulec i Mallakastrës.

Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti i thanë agjencisë Noa.al, se në kuadër të një operacioni të mirëorganizuar u bë arrestimi i të shpallurit në kërkim, Emiljano Goxhaj.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Fierit në nëntor të vitit të kaluar ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje në tentativë”.

Goxhaj në 17 tetorin e kaluar në qytetin e Ballshit për motive pronësie ka tentuar të vrasë me pistoletë, duke lënë të plagosur shtetasin B. B./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit