Transmetuar më 20-05-2014, 17:38

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Peshkopisë, ku një person humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën. Si pasojë e përplasjes së rëndë, ka humbur jetën Osman Doda rreth 28 vjeçar.

Të plagosur nga aksidenti kanë mbetur: Bajram Pamci 33-vjeç, Briken Gurra 32-vjeç, dhe Algert Sallahi 36-vjeç, të tre nga Bulqiza.

Mendohet se shkak i aksidentit është përdormi i alkoolit dhe shpejtësia e madhe.

Policia tha se po punohet për shkaqet dhe zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit