Transmetuar më 20-05-2014, 14:39

Tiranë, 20 maj 2014, NOA.al- Kryeministri Edi Rama në kuadër të vizitës zyrtare në vendit tonë, të Presidentit të Austrisë, Heinz Fischer, rezervoi një pritje të veçantë për të.

Gjatë takimit Kryeministri Rama i shprehu Presidentit Fischer mirënjohjen për mbështetjen dhe kontributin e kahershëm që vendit i tij i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Shqipërisë.

Presidenti Fischer vlerësoi se Shqipëria ka arritur shumë në rrugën e saj të integrimit, ka përmbushur kriteret dhe se e meriton statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.

Në vijim Rama nënvizoi se Shqipëria e konsideron të veçantë lidhjen me Austrinë dhe qeveria shqiptare është plotësisht e angazhuar në avancimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Shqipëria,  ka shumë për të përfituar nga përvoja austriake, sidomos në fushën e dijes”, u shpreh Kryeministri.

Gjatë takimit u vlerësua se kontaktet e shpeshta mes dy vendeve kanë shërbyer për të identifikuar hapësira të reja jo vetëm për rritjen e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, por edhe për të ridimensionuar fushat e mbështetjes dhe të asistencës austriake, me theks prioritar, modernizimin e sistemit arsimor dhe atë shëndetësor./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit