
Shumë studentë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mundur të shpëtojnë nga sezoni i padëshiruar i provimeve, falë disa basteve teknologjike shumë origjinale. Në SHBA është duke nisur një praktikë e veçantë, nëpërmjet së cilës, studentët arrijnë të bindin mësuesit të anulojnë detyrat në klasë të fundit të vitit, në rast se mund të marrin një numër të caktuar retweet-esh.
Ai që e ka dhënë i pari këtë ide gjeniale ka qenë Andrew Muennink, student në Round Rock High School në Teksas. Djaloshi, duke qenë shumë popullor në Tëiter ka vendosur të bindë mësuesit e tij për të pranuar këtë bast dhe ia ka dalë. Ai ka fituar.
Marrëveshja, e cila është bërë më 7 maj konsistonte në arritjen e 1500 retweet brenda mesnatës së 23 majit.
Twitimi i tij u shpërnda ne “shpejtësinë e dritës”, duke e fituar bastin shumë më shpejt sesa koha e parashikuar. Sapo lajmi është publikuar, të njëjtën gjë kanë bërë edhe shumë studentë të tjerë në Shtetet e Bashkuara.
Nëse hapni një faqe në këtë rrjet social, me shumë mundësi mund të haseni me tuitimin e ndonjë studenti, i cili kërkon të anulojë provimet e fundit të vitit. N fund, me sa duket, gjithçka ishte një shaka e mësuesve, të cilët kanë deklaruar se provimet do të zhvillohen, ashtu siç e ka parashikuar ligji. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





