Transmetuar më 20-05-2014, 11:49

Brooklyn Beckham, djali i futbollistit të famshëm dhe bukuroshes Viktoria ka vendosur të shkojë kundër rrymës, sa i takon steriotipeve të përgjithshme, të cilat kërkojnë fëmijët e llastuar të personave VIP.

I riu Brooklyn, edhe pse ka gjithë mundësitë dhe luksin të mos bëjë asnjë punë por thjesht dhe vetëm të rrijë e të argëtohet gjithë ditën, ka zgjedhur krejt të kundërtën. Për të qenë i pavarur ekonomikisht nga mamaja dhe babai i pasur, tani, në moshën 15 vjeçare ai ka zgjedhur të nisë të punojë si kamerier në fundjavë, në një lokal në Londër.

Me sa duket, ata që e kanë shtyrë drejt kësaj zgjedhje kanë qenë pikërisht prindërit e tij, të cilët thonë se është shumë e rëndësishme që fëmijët të merren me punë, në mënyrë që të kuptojnë rëndësinë e parasë.

I riu Beckham, i cili e ka që tani gati një të ardhme prej modeli, do të marrë këto ditë rrogën e tij të parë, të fituar falë një pune si dhe respektin e njerëzve, duke qenë se është duke dhënën një shembull të mirë. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit