
Ka nga ata persona të cilët nuk mund të jetojnë dot pa nutellën, pas pa kafe, por ka edhe nga ata persona të cilët nuk rrinë dot pa qenë shtatzënë. Shembuj për dy rastet e para ka plotë, por për të tretën, deri më tani, është vetëm një. Ajo është Tara Sawyer, një 37 vjeçare nga Britania, e cila ka 7 fëmijë.
Katër prej tyre janë nga martesa e saj me bashkëshortin Matthew dhe tre të tjerët me çifte të cilëve iu ka dhënë me qera mitrën.
“për mua është si një drogë procesi i shtatzënisë dhe i bërjes së fëmijëve”, shpjegon gruaja, e cila jeton në Wimblington. Ajo e “jep hua” mitrën e saj për një çmim prej 15 mijë sterlinash për një fëmijë.
Historia e Tarës është tërësisht e veçantë. Ajo ka qenë e adoptuar kur ishte e vogël dhe tashmë tregon një rëndësi të madhe ndaj fëmijëve. “Unë e jap mitrën me qera që nga momenti në të cilin marr vesh se jam shtazanë dhe ndihem tërësisht e lumtur. Është një ndjenjë e pamundur të shpjegohet, ideja dhe fakti që ti mban brenda vetes një fëmijë, të cilin dikush e dëshiron shumë. Pasi lind, unë nuk e braktis fëmijën, por ia kthej prindërve”, thotë Tara.
Sa i takon barkut të madh gjatë gjithë kohës, ajo thotë se nuk e ka aspak problem. “Marr vitamina, shkoj ën pishinë, bëj joga dhe ha rregullisht. Të ndaloj së bëri fëmijë? Kurrë, deri sa të ma lejojë mitra”, përfundon Tara. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





