Transmetuar më 20-05-2014, 09:25

Gjirokastër, 20 maj 2014, NOA.al- Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar mesnatën e së martës një sasi prej 350 kilogramësh lëndë narkotike si dhe ka shpallur në kërkim dy poseduesit.

Sipas policisë bëhet e ditur se rreth orës 00:30 të ditës së martë, një mjet tip “Toareg”, në brendësi të së cilit ishin dy persona, ishte drejtuar nga Lazarati për në fshatin Golem të Gjirokastrës.

Në brendësi të “Toaregut” me targë AT 724 AY gjendej një sasi prej 350 kilogramësh lëndë narkotike e llojit marijuanë. Pas bllokimit të mjetit nga ana e policisë, drejtuesi dhe shoqëruesi mundën të largoheshin, duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë.

Ndërkaq D.R e A.S, u shpallën në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit