Transmetuar më 20-05-2014, 08:55

Tiranë, 20 maj 2014, NOA.al-  Qytetet kryesore të vendit kanë ndjerë përsëri lëkundje sizmike gjatë këtij mëngjesi. Epiqendra e tërmetit ka qenë, 46 km në Jug të Tiranës, 25 km në veri të Beratit dhe 14 km në veri të Kuçovës. Deri tani nuk raportohet për dëmtime.

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë rreth orës 06:43 në Tiranë, Elbasan, Berat, Lushnjë, Kuçovë, Fier e Vlorë. Lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter.

Ndërkohë lëkundje të forta sizmike u ndjenë mëngjesin e djeshëm pothuajse në të gjithë vendin. Tërmeti, i cili ra rreth orë 02:58 minuta alarmoi banorët. Tërmeti ishte me Magnitudë 5.2 të shkallës Rihter. Epiqendra e tij ishte 44 km në Jug të Tiranës, 30 km në Veri-Lindje të Fierit dhe 5 Km në Lindje të Lushnjës, me një thellësi prej 10 km. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit