
















Shumë nuse tentojnë të duken gjithnjë e më elegante kur afrohet dita e madhe dhe Kim Kardashian nuk bën përjashtim.
Ajo u fotografua së bashku me të fejuarin e saj Kanye West, në Paris të Francës, duke u ndalur në dyqane të shumta, ndoshta për të bërë blerjet e fundit të ceremonisë së dasmës.
Por veshja e 33 vjeçares mund të quhet pa frikë pikante, për shkak të kanotieres ngjyrë pjepri të cilën e kishte veshur pa reçipeta, gjë që lejonte të dukeshin lehtësisht gjinjtë e saj, si përmes formave që përcillte bluza edhe në pjesën anësore të saj.
E kapur për dore me Kanye, ajo nuk dukej aspak në siklet duke vizituar njëri pas tjetrit të gjitha dyqaniet ku kishte interes.
Mirëpo as reperi West, nuk u sikletos fare nga hiret e nxjerra të bashkëshortes së ardhshme, por duke i shtrënguar dorën ecte krenar krah saj./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





