

Ata, që të dy kanë qenë gjeni në fushat e tyre, por megjithatë, kanë pasur disa zakone të çuditshme, që i bënin edhe më të veçantë nga të tjerët. Më poshtë po ju paraqesim për secili. Lexojini.
Honoré De Balzac Të thuash se e donte kafenë është pak. Ishte tërësisht i varur prej saj dhe në periudhën kur shkroi “Komedinë njerëzore” konsumonte më tepër se 50 filxhanë në ditë. Në 1830 botoi një artikull në një revistë franceze me titull “Kënaqësitë dhe dhimbjet e kafesë”, ku shkruante: “Kafeja rrëshqet në stomak, dhe paralajmëroi menjëherë një trazirë të përgjithshme. Idetë fillojnë të lëvizin si batalione të Armatës së Madhe në fushën e betejës, dhe beteja zhvillohet. Kujtimet vijnë me galop, të shtyra nga era”.
Albert Einstein Alberti i vogël kishte vështirësi në të folur që kishin shqetësuar jo pak prindërit e tij. Më vonë do të shprehej se zhvillimi i tij i ngadaltë në krahasim me fëmijët e tjerë i kishte dhënë mundësi të vëzhgonte elementet fondamentale të jetës si hapësira për shembull. Shoferi i tij, Stanley Cohen, në librin “Koha ime me Ajnshtajnin” ka rrëfyer se një pasionet e tij më të mëdha ishte të luante Mozartin me violinë gjatë ekskursioneve. Dhe vetëm dëgjimi i muzikës e prekte deri sa ta bënte të qante. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





