Transmetuar më 19-05-2014, 18:29

Në ditët e sotme gjithçka mund të bëhet dhe mendojmë se nuk kemi asnjë gjë të ndaluar, kur flitet për marrëdhënien në çift mes partnerëve, apo atë mes bashkëshortëve. Por në fakt nuk është aspak e vërtetë. ka disa shtete, të cilat kanë disa ligje të veçanta dhe ju ndalojnë të kryeni disa aktivitete specifike. Cilat janë këto? Ju ftojmë të lexoni më poshtë.

Në Alexandria, Minesota, SHBA, është ende e paligjshme që një burrë, të cilit i mban frymëmarrja erë hudhrash, qepësh apo sardelesh, të kryejë marrëdhënie seksuale me gruan e tij.

Në Eureka, Nevada, SHBA, është ende e paligjshme që burrat me mustaqe të puthin gratë.

Në kontenë Logan, Kolorado, SHBA, është ende e paligjshme të puthësh një grua nëse ajo është në gjumë.

Në St. Louis, Misuri, SHBA, është ende ilegale që një zjarrfikës të shpëtojë gratë që janë ende me këmishë nate.

Në Ames, Ioua, SHBA, është e paligjshme që burrat të pinë tre gllënjka birre ndërsa janë në shtrat me bashkëshortet e tyre.

Në Afganistan, policia talebane i ndaloi gratë të vishnin çorape të bardha, në rast rreziku se mos meshkujve i dukeshin tërheqëse. Policia gjithashtu urdhëroi që dritaret të lyheshin me të zezë, në mënyrë që të mos shiheshin nga jashtë.

Në Ioua, SHBA, është e jashtëligjshme të puthesh më shumë se pesë minuta.

Në Conorsville, Wisconsin, SHBA, është ende e paligjshme që një burrë të hapë zjarr me armë ndërsa kryen marrëdhënie seksuale me gruan e tij.

Në Willowdale, Oregon, SHBA, asnjë burrë nuk mund të shajë ndërsa kryen marrëdhënie seksuale me gruan e tij. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit