Transmetuar më 19-05-2014, 15:46

Durrës, 19 maj 2014, NOA.al- “Unë jam polic dhe luftoj mafian në Ballkan. Kam edhe dokumentet përkatëse”, kështu u është drejtuar një 44 vjeçar dy efektivëve rrugorë,  të cilët e kanë ndaluar në Durrës.

Petrit Cakra, banues në fashtin Llukas të rrethit të Tropojës, u ndalua sot teksa po udhëtonte me makinë, për një verifikim rutinë nga ana e policisë rrugore. Duke qenë se nuk kishte patentë dhe asnjë dokumentacion përkatës për mjetin me të cilin po udhëtonte, 44 vjeçari është prezantuar si një koleg i tyre, duke u nxjerrë dy dokumenta, njëri në gjuhen shqip-anglisht dhe tjetri në serbisht.

Sipas policisë, ato u verifikuan dhe rezultojnë të jenë të falsifikuara. Blutë e këtij qyteti bëjnë të ditur se dyshohet që Cakra  i përdorte ato jashtë Shqipërisë, për të udhëtuar lirshëm.

Duke parë se u zbulua nga efektivët e Durrësit, ai ka tentuar t’i korruptojë ata, për të shpëtuar paq, por ka përfunduar në pranga./k.k/a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit