Transmetuar më 19-05-2014, 15:28

Greqi, 19 maj 2014, NOA.al- Policia e shtetit helen ka vënë në pranga dy shqiptarë dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë. Shqiptarët akuzohen për kryerjen e veprës penale “Grabitje” në disa qytetet të Greqisë.
Në pranga kanë rënë vëllezërit Gjoka, Paulini 25 vjeç dhe Klaudio, 39 vjeç. Ndërkaq janë shpallur në kërkim Martin Gjoka 36 vjeç, M. Frroku 26 vjeç dhe Toni Ndoci, 39 vjeç.
Të sipërpërmendurit mendohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer grabitje në qytetet Korinthia, Pirre, Larisa, Athinë dhe Evia. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





