
Patos/Fier, 19 maj 2014, NOA.al- Krimi në familje nuk ka kursyer këtë herë as familjen Yzeiraj nga fshati Dukas në qytetin e Patosit, në rrethin e Fierit.
Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë, ku kryefamiljari J.Yzeiraj, pas një sherri me bashkëshorten me iniciale A.Y., e ka qëlluar atë me një armë zjarri të tipit çifte, duke e lënë të vdekur.
Pasi e ka parë të shtrirë në tokë, Yzeiraj ka vrarë dhe veten. Deri në këto momente nuk dihen detaje të mëtejshme mbi shkaqet që kanë çuar 51 vjeçarin drejt këtij akti.
Policia e qytetit të Fierit ka shkuar në vendngjarje dhe është duke hetuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve që kanë çuar drejt krimit në familje. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





