Transmetuar më 19-05-2014, 12:54
Pamela Anderson

Pamela Anderson ka vendosur që të tregojë gjithçka. Aktorja bionde ka rrëfyer një eksperiencë shumë intime dhe të dhimbshme të fëmijërisë së saj.

Ajo ka thënë se kur ishte vetëm 6 vjeç është ngacmuar seksualisht dhe në moshën 12 dhe 15 vjeçare ëhstë përdhunuar.

Aktorja e Baywatch i ka bërë këto deklarata në Kanë të Francës, ku lançoi fushatën e saj për mbrojtjen e kafshëve.

Pamela ka thënë se në moshën 6 vjeçare ngacmimi i parë seksual u bë nga një mike e familjes.

Më tej ajo ka rrëfuer se në moshën 12 vjeçare është abuzuar seksualisht nga vëllai i madh i të dashurit të saj, i cili ishte 25 vjeç.

Ndërsa në moshën 15 vjeçare ajo është përdhunuar në grup nga i dashuri i saj i asaj kohe dhe 5 miq të tij.

“Doja të vetëvritesha, ndihesha në faj. Më shpëtoi jetën dashuria ime për kafshët, të cilave iu detyrohem shumë”, tha Anderson./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit