Transmetuar më 19-05-2014, 12:32




“Gjyshi” i kampionatit botëror të futbollit i cili do të mbahet në Brazil, është portieri kolumbian Faryd Mondragon, i cili mbush 43 vjeç më 21 qershor.
Mondragon do të udhëtojë drejt Brazilit bashkë me ekipin e Jose Pekerman duke vendosur një rekord në futboll, atë të futbollistit më të vjetër.
Asnjë sportist deri më tani nuk ka marrë pjesë në ndonjë nga kampionatet e futbollit me moshë kaq të madhe, duke bërë që të cilësohet si “gjyshi” i kampionatit botëror.
Duke folur për mediat ai ka thënë se, “Do të tërhiqem pas kampionatit botëror, Falenderoj Zotin për kaq sa kam arritue”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





