






Ajo fitoi pëlqimin e mbarë vendeve të Europës, ashtu sikundër u shoqërua me polemika pafund për shkak të pamjes së saj.
Fituesja e Eurovision Song Contest, Conchita Wurst është kthyer në Austri, vendin e saj të lindjes ku do të mbahet edhe Eurosongu në vitin 2015.
Më shumë se 10 mijë vetë ishin mbledhur në sheshin e Vjenës për të uruar dhe mbështetur Conchitën, e cila këndoi para tyre duke e ndezur sheshin nga entuziazmi.
Me flokët e krehura drejt, tualet të theksuar dhe mjekër në fytyrë, Conchita kishte veshur një fustan bardhë e zi shumë elegant.
Ajo u prit në takim nga kancelari i Austrisë, Werner Faymann dhe Ministri i Kulturës dhe Artit, Josef Ostermayer, të cilët i uruan mirëseardhjen dhe e uruan për fitoren.
Këngëtarja transeksuale 25 vjeçare Conchita Wurst, njihet ndryshe edhe si Tom Neuwirth i cili është edhe emri i vërtetë, për shkak se ka lindur mashkull./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





