Transmetuar më 19-05-2014, 11:07

Ajo këndoi gjithë energji këngën “Hips Don’t Lie”, duke realizuar një performancë e cila ndezi skenën.

E pranishme gjatë Billboard Music Awards në Las Vegas, këngëtarja Shakira e veshur me një fustan transparent i cili gjatë lëvizjeve të saj, i ekspozonte linjat trupore, e bëri që të dukej sa sensuale edhe shpërthyese.

Por gjatë kësaj nate nuk ka munguar as i dashuri i saj, futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique, i cili shoqëronte nënën e djalit të tij Milan.

Pas performancës në skenë e kënaqur nga rezultati, Shakira ka shkëmbyer pafund puthje pasionante me Pique, madje është hedhur në krahët e tij.

Siç shihet edhe në fotografitë bashkëngjitur Shakira dhe Pique kanë shijuar çdo moment duke mos kursyer as buzëqeshjet, teksa ishin të kapur për dore.

Ndërkohë këto janë ditët e fundit të lira mes këngëtares 37 vjeçare dhe të dashurit të saj 27 vjeç, i cili pas disa ditësh do të ndodhet në Brazil ku pritet të nisë kampionati botëror i futbollit./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit