Transmetuar më 19-05-2014, 10:39

Keni njolla në fytyrë si pasojë e puçrrave tuaja dhe nuk dini si të veproni? Për t’iu ardhur në ndihmë ekziston një maskë fare natyrale e cila mund të përgatitet lehtësisht në kushtet e shtëpisë.

Provoni një maskë me kos dhe kastravec të grirë dhe me pak miell misri. Në rast se nuk keni kastravec, mund ta zëvendësoni me një mollë jeshile.

Këto përbërës pasi të jenë përzierë bashkë dhe të jetë bërë në maskë kremoze mund ta aplikoni në fytyrë, duke e mbajtur për 20 minuta.

Më tej shpëlajeni fytyrën me ujë të bollshëm të ftohtë. Përsëriteni një maskë të tillë dy herë në javë në fazën e parë të trajtimit, ndërsa më tej rrallojeni deri në një herë në javë apo në dhjetë ditë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit