Transmetuar më 19-05-2014, 10:21

Gjirokastër, 19 maj 2014, NOA.al- Në qytetin e Gjirokastrës një tregtar është sulmuar nga dy persona të armatosur të cilët e kanë kanosur dhe e kanë goditur.

Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti i thanë agjencisë Noa.al, se në zonën industriale të Gjirokastrës gjatë kohës që 25 vjeçari E. Kërpaçi me furgonin e tij po dilte në treg për të tregtuar produkte sallamerie, është përballur me kërcënim.

Dy persona të armatosur dhe të maskuar me një makinë tip “Lancia” i kanë zënë pritë makinës së tij dhe e kanë kanosur.

Më tej ata e kanë goditur Kërpaçin me sende të forta në kokë, duke e lënë të plagosur.

Aktualisht 25 vjeçari ndodhet në spitalin e këtij qyteti jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për arrestimin e autorëve./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit