









Kur Jennifer Lopez dëshiron që të tërheqë vëmendjen, ajo di shumë mirë si ta bëjë këtë gjë.
Këngëtarja 44 vjeçare është shfaqur tejet sensuale gjatë Billboard Music Awards e veshur e gjitha me të kuqe, me një dekolte bujare dhe me disa të çara në pjesën e poshtme të këmbëve.
Teksa pozonte për fotografët e pranishëm në event, ajo shoqërohej nga i dashuri i saj 27 vjeçar Casper Smart.
Por pikërisht njëra nga të çarat e fustanit është ngatërruar në takën e sandaleve të saj, duke bërë që Casper ti vijë në ndihmë.
Poshtë fustanit të saj dilnin qartësisht në pah mbathjet e kuqe me të njëjtën ngjyrë me fustanin, ndërsa mungonin reçipetat./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





