
Tiranë, 19 maj 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e hënë, 19 maj 2014.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Jo vetëm me para, qeveria skemë e re për kompensimin e pronarëve. Flet zv.ministri i Drejtësisë”.
Tituj të tjerë janë; “Kapen 900 kg kanabis nga Shqipëria në Itali, ambasada gjermane: Operacioni në tetor”.
“Kontrolli i pasurive, OSBE: Gati të ndërhyjmë për ligjin”.
“Miku i klerikut, i arrestuari i rekrutonte fshehtas vajzat, punoi kundër kishës”.
Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Qeveria, ultimatum anti-drogë. Policia e Shtetit kërkon kontroll të plotë të territorit ndaj narkotrafikut”.
“Raporti zyrtar, Pensionet private, pagesat e kontributeve dhe përfitimet”.
“Itali, tjetër krim makabër, shqiptarja mbyt në ujë foshnjën e porsalindur”.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Luftë e hapur për drogën. Gjermanët “shpëtojnë” imazhin e qeverisë, në Fiumiçiono kapen 900 kg kanabis”.
Tituj të tjerë janë; “Përmbytja e shekullit, dhjetëra të vdekur nga katastrofa natyrore në Serbi dhe Bosnje”.
“Korrupsioni, shumë denoncime, pak të dënuar. Vetëm një gjeneral i arrestuar”.
“Nis dezinsektimi i mushkonjave në Butrint”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Zbulohet lista me 145 viktima të Avni Lipes. “Terapia” 1000 dollarë. Gjuetia e pacientëve të pashpresë, mjeku i rremë: Unë shërues i kancerit”.
“Urdhri i Didit: Zbuloni çdo parcelë të mbjellë me kanabis në vend!”
“Sali Shehu i FRD emërohet këshilltar i Metës për sigurinë”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





