Transmetuar më 18-05-2014, 23:13

Modelja e njohur Irina Shayk është bashkuar me emra të tjerë VIP, në fushatën sensibilizuese për gjetjen dhe kthimin pranë familjeve të vajzave të rrëmbyera.

Por supermodlja është vënë në qendër të kritikës, pasi fotografia gjysmë e zhveshur, është cilësuar si e pavend, për shkak të rastit të ndjeshëm.

Ndërsa 276 vajza nigeriane janë të rrëmbyera nga rebelët, rusja Irina Shayk e ka bërë fushatën e saj duke mbajtur gjoksin e zhveshur dhe mbi të, një letër të bardhë ku është vënë mbishkrimi “Na ktheni vajzat tona”.

Bukuroshja 28 vjeçare, ka marrë kritika të shumta, duke u cilësuar si e parespektueshme dhe injorante, sapo ka postuar fotografinë në rrjetin e saj social. “Vallë, a e di ti për çfarë po bëhet fjalë” ka qenë një nga shumë kritikat që ka marrë Shayk, lidhur me fotografinë e postuar. Fotot që gjeni më poshtë tregojnë Irina Shayk në pozat e zhveshura, më tej vajzat e rrëmbyera dhe disa personazhe të njohura që kanë mbajtur edhe ato apelin e shkruar në letër, por jo mbi gjoksin jashtë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit