



Aktori George Clooney dhe e fejuara e tij Amal Alamuddin do të martohen së shpejti në Itali.
Britanikja “Daily Mail” shkruan se në më pak se një vit nga nisja e lidhjes së tyre, aktori dhe avokatja Amal, kanë fiksuar datën e dasmës.
Duke cituar burime pranë çiftit thuhet se data e dasmës së tyre është vendosur për në 12 shtator.
Një mike e Amal tha për “Daily Mail” se çifti është gati për të dërguar ftesat për miqtë dhe të afërmit, ndërsa është menduar një provincë e vogël italiane, ku do të jetë e mundur të mbahen nën kontroll fotografët.
Mirëpo hidhet poshtë ideja se martesa do të mbahet në vilën e Clooney në liqenin e Como, pasi ajo cilësohet si shumë publike./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





