
Pogradec, 18 maj 2014, NOA.al- Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto inspektoi sot nga afër punimet në infrastrukurën portuale dhe rrugore të qytetit të Pogradecit.
“Qytetit i Pogradecit po përgatitet për sezonin turistik dhe është e rëndësishme që gjithë infrastruktura të jetë e gatshme për t’i shërbyer këtij sezoni, ndërkohë që këtu kemi ardhur pikërisht tek ky mol i rikontruktuar”, tha Haxhinasto gjatë vizitës tek moli i trageteve buzë liqenit të Pogradecit.
“Ky rikontruksion u bë me një qëllim të caktuar për të vendosur linjën e tragetit me Ohrin në bregu tjeter, por unë jam i bindur se do ti japi një zhvillim dhe impuls krejtësisht të ri të gjithë shërbimeve turistike të ujit për Pogradecin edhe për operatorët e tjerë që mund të jenë të interesuar”, shtoi ai.
Sipas marrëveshjes që MTI ka nënshkruar me Ministrine Maqedonase të Transportit gjatë periudhës kohore 15 Qershor deri ne 15 Shtator është planifikuar vendosja e një linje trageti për sezonin turistik mes qytetit të Pogradecit dhe atij të Ohrit në Maqedoni .
“Mendoj se jemi në fillesat e një shërbimi të ri dhe të rëndësishëm për liqenin e Pogradecit dhe besoj se është hedhur një hap shumë i rëndësishëm për të zhvilluar ato industri dhe shërbime të cilat duhet ti zhvillojmë”, tha Haxhinasto gjatë vizitës së tij në të cilën shoqërohej edhe nga kryebashkiaku i ketij qytetit, Artan Shkembi.
Po sot ministri Haxhinasto inspektoi punimet në segmentin rrugor Lin- Pogradec, ku u shpreh se, “Pogradeci është një nga zonat me potencialin më të madh turistik që ka vendi edhe ky segment i rëndësishëm midis Linit dhe Pogradecit duhet të ketë një standard më të lartë për sa i takon jo vetëm veçorive teknike që ka rruga por edhe kapacitet e saj për të ofruar edhe shërbime turistike”.
Ministri kërkoi përshpejtimi e ritmeve të punimeve në këtë segment dhe se realizimi duhet të jetë në harmoni të plotë me potencialin turistik që ofron liqeni Pogradecit./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





