
Çfarë duan në të vërtetë femrat në sferën seksuale? Një pyetje së cilës revista britanike “Psychologies”, nëpërmjet një sondazhi të zhvilluar online është munduar që ti japë përgjigje.
Krahasuar me disa vite më parë, femrat e ditëve të sotme flasin për seksin. Isabelle Maury, drejtuese e sondazhit thotë se synimi i sondazhit ishte për të zbuluar ndjenjat dhe dëshirat që femrat kishin në shtrat.
Vajzat e reja flasin me më shumë lehtësi për fantazitë e tyre- Femrat kanë kurajon për të shprehur dëshirat e tyre seksuale dhe kjo është nëj tendencë që ekspertët e cilësojnë pozitive. 2/3 e femrave të pyeturave me moshë më të re se 60 vjeç pranuan se e kishin më të lehtë të flisnin me partnerin për pozicionet seksuale si dhe për ato veprime që i kënaqin më shumë. Ndërsa kur bëhet fjalë për fantazitë seksuale, më të guximshme ishin ato femra më të reja se 35 vjeç.
17% e femrave me moshë nga 18 deri në 24 vjeç pranuan se kishin vënë në jetë fantazinë e tyre. Ndërsa femrat nën 35 vjeç vetëm një në tre e praktikonte. Sa u përket atyre me moshë mbi 60 vjeç, kjo gjë ndodhte vetëm për një në gjashtë.
Kush komandon në shtrat? Ideja se meshkujt janë më aktiv në shtrat nuk është më e vlefshme. U zbulua se mashkulli është ai që komandon, pasi femra në shumicën e gjërave thotë jo. Por në një pjesë të mirë rë rasteve është femra ajo që drejton situatën në shtrat, duke e bindur partnerin që ta ndjekë.
Ndërkohë lidhur me marrëdhëniet orale 11% e femrave me moshë nga 25 deri në 60 vjeç nuk i pëlqenin. Kjo përqindje shkon mbi 25% për femrat me moshë mbi 60 vjeç./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





