Transmetuar më 18-05-2014, 14:35

Fier, 18 maj 2014, NOA.al- Ndërhyrja e uniformave blu të policisë së Fierit kanë bërë të mundur parandalimin e një tentative vrasje.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se dy persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kishin vënë në shënjestër një 23 vjeçar për ta vrarë, u organizua një operacion për parandalimin e krimit.

Në kushtet e flagrancës u arrestua 20 vjeçari Indrit Kuçi, ndërsa u shpall në kërkim 44 vjeçari Adem Kuçi.

Të sipërpërmendurit natën e kaluar në fshatin Hamil kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të A.F., 23 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë për jetën.

Lidhur me këtë rast u bë ndalimi i 20 vjeçarit dhe vijon puna për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes, ndërsa u shpall në kërkim 44 vjeçari./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit