Transmetuar më 18-05-2014, 11:58

Lezhë, 18 maj 2014, NOA.al- Një 39 vjeçare me banim në Ishull- Shëngjin të Lezhës, është denoncuar nga i shoqi për kërcënin.

Në ngarkim të Flora Gj., nisi procedimi penal, pasi bashkëshorti i saj Gj.Gj., 46 vjeç, i dënuar më parë për dhunë në familje, denoncoi në polici se është sharë dhe kërcenuar nëpërmjet telefonit nga bashkëshortja e tij dhe persona anonim.

“Më telefonon vazhdimisht dhe më kërcënon se do më bëjë keq. Fut edhe persona të tjerë për të më kërcënuar”, mësohet të jetë shprehur 46 vjeçari në komisariat.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se gruaja është dhunuar më herët nga i shoqi dhe se aktualisht po punohet për të zbuluar arsyet e telefonatave pasi ata janë në proces divorci, ndërsa vijojnë hetimet përveprën penale “Përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit