Transmetuar më 18-05-2014, 09:58

Burri u nda nga gruaja, duke i lënë vetëm një letër shënim për vendimin e tij, ndërsa gruaja e prekur thellësisht nga akti i të shoqit, mendoi një hakmarrje unike.

Gruaja angleze ngjiti në rrugët e qytetit disa postera me fytyrën e të shoqit, ku shkruante, “Në kërkim. Gënjeshtar, i martuar dhe baba i dy fëmijëve. U largua nga shtëpia dhe më la vetëm një letër për të më njoftuar”.

Mësohet se burri e kishte lënë të shoqen në mënyrë të menjëhershme dhe krejt papritur, kështu që nëna e dy fëmijëve të tij mendoi të hakmerrej, në mënyrë që fytyra e tij të turpërohej në publik, madje postoi edhe numrin e tij të telefonit.

Gruaja tregoi se i shoqi e kishte lënë nëpërmjet një letre pa i komunikuar asgjë asaj personalisht, duke shmangur përballjen./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit