Transmetuar më 18-05-2014, 08:16

Tiranë, 18 maj 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e diel, 18 maj 2014.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Projektligji, pensionet e ushtarakëve, Qeveria rrit moshën”.

Tituj të tjerë janë; “Pandeli Majko: Më 5 Maj grushti im, u keqkuptua si simbol i dhunës së komunizmit”.

“Basha: Të premten protesta e dytë për narkotrafikun”.

Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Pensionet, ISSH: Skema e re për kontributet dhe përfitimet”.

Tituj të tjerë janë; “Kapen 10 milionë dollarë cigare, do të shiteshin kontrabandë në vend”.

“Shpëtoi Gjin Gjonin, Naço: Të ikë gjyqtarja e Elbasanit”.

Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin, “Droga e Divjakës, zbulohet shitësi, dëshmia në gjykatë”.

Tituj të tjerë janë; “Ministria e Arsimit pezullon rektorin e sporteve: Faji është i auditit”.

“Rama: Dogana nuk blihet më me para si vitin e kaluar”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “300 fëmijë te plantacionet e drogës. Alarmi i UNICEF: Puna në fushat e mbjella me kanabis”.

Tituj të tjerë janë; “Aleatët: PS ndan pushtetin pas statusit”.

“Të shkarkohet gjyqtarja, nuk pezulloi Gjonin”.

“Rama mbledh Thaçin dhe Ahmetin në Dibër”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i komunës Lazarat. Protesta e paralajmëruar e ditës së premte ka nevojë për bashkim, e jo personazhe që rrinë në aromën e drogës”.

Tituj të tjerë janë; “Haxhinasto: Shërbimet e transportit për qytetarët do jenë më cilësoret në rajon”.

“Sekuestrohen 45 tonë cigare, Spiropali: Luftë ndaj kontrabandës”.

“Berisha: Skema e lidhjes së qeverisë me narkotrafikun ajror”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit