Transmetuar më 17-05-2014, 20:56

Sarandë, 17 maj 2014, NOA.al- Një 18-vjeçar ka tentuar të trafikojë 10 kg lëndë narkotike, kanabis sativa duke vënë jetën në rrezik por është arrestuar nga policia. Daniel Ciko u kap sot nga efektivët e policisë kufitare disa milje larg Ksamilit teksa tentonte të shkonte me not drejt Korfuzit për të transportuar një sasi prej 10 kg lëndë narkotike.

Sipas policisë, Ciko ishte veshur si polumbar dhe lëndën narkotike e kishte vendosur në një çantë sportive të cilën e mbante mbi shpinë.

Ai është diktuar nga efektivët e policisë të cilët ndërhynë menjëherë për të kryer kapjen e tij. I riu i tha policisë se do të kalonte me not drejt Korfuzit.

Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të identifikuar të tjerë persona të mundshëm si bashkëpunëtorë të 18-vjeçarit.k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit